Sport

Mallorca e Muriqit merr pikë ndaj Valencias

Vedat Muriqi

Mallorca e Vedat Muriqit ka marrë pikë të vlefshme për mbetje në elitë në ndeshjen e xhiros së 30-të.

Mallorca të shtunën mbrëma barazoi pa gola në udhëtim te Valencia.

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, e kompletoi ndeshjen.

Mallorca me këtë barazim tani ka 31 pikë në 30 ndeshje të luajtura.

Ndërkohë, Valencia që po lufton për të zënë vend në garat e UEFA-s, ka 41 pikë në 29 ballafaqime të zhvilluara.