Pas fitoreve ndaj Llpait dhe Lirisë, Malisheva në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës në futboll ka barazuar me Dritën.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë u mbyll me rezultatin 1:1.
Ensar Huruglica shënoi në minutën e 10-të për Dritën, kurse Altin Aliu në minutën e 23-të i barazoi shifrat dhe vendosi rezultatin final të ndeshjes.
Për Dritën ishte barazimi i dytë rresht në Superligë pas dy fitoreve të njëpasnjëshme.
Drita në vendin e tretë ka 51 pikë, aq sa ka edhe Llapi me një ndeshje më pak të luajtur.
Ndërkohë, Malisheva në pozitën e katërt ka 48 pikë.
Dy gola në “Liman Gegaj” në pjesën e parë
Malisheva ishte duke u mposhtur 1:0 nga Drita në ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Për Dritën shënoi Ensar Huruglica me asistim të Albin Prapashticës, në minutën e dhjetë.
Megjithatë, Malisheva u kthye në lojë.
Në minutën e 23-të, Altin Aliu shënoi për 1:1, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e këtij ballafaqimi.
Ndeshja Malisheva – Drita po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.