Skuadra e Malishevës vazhdon të përforcohet me lojtarë cilësorë dhe me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës.
Pas Labinot Ibrahimit dhe Fidan Gërbeshit, Malisheva ka prezantuar të enjten edhe Xhevdet Shabanin.
“Shabani la FC Prishtinën për t’u bërë pjesë e klubit tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni garash. Në Superligën e Kosovës, për disa vite radhazi, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Malishevës.
Dikur ylli i skuadrës së Dritës dhe lojtari më i mirë i Superligës së Kosovë në vitin 2018, së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, me të cilën ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme. Përveç Prishtinës dhe Dritës, Shabani ka luajtur edhe për Lepencin, Teutën e Durrësit, Feronikelin dhe Besën e Pejës.