Malisheva ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Kastriot Rapucën. Ai te klubi i Superligës së Kosovës në futboll ka kaluar nga Ulpiana.
Ulpiana nuk siguroi mbijetesën në elitën e futbollin kosovar.
Malisheva nuk ka bërë të ditur për kohëzgjatjen e qëndrimit të Rapucës, por i ka uruar mirëseardhje.
Më herët, Malisheva ka bërë edhe disa transferime për sezonin e ri që nis më 13 gusht.