Behar Maliqi është prezantuar si lojtar i Malishevës të dielën. Transferimi i Maliqit është cilësuar i jashtëzakonshëm nga skuadra e Superligës.
Maliqi te Malisheva është transferuar pas shkëputjes së kontratës me Feronikelin. Maliqi më herët ka luajtur edhe te disa skuadra në Kosovë dhe Shqipëri.
Vlerësohet ndër lojtarët më me përvojë në futbollin kosovar.