Pak minuta pasi njoftoi për transferimin e Fiton Hajdarit, klubi i Malishevës ka zyrtarizuar edhe një tjetër futbollist në llogarinë zyrtare të klubit në “Facebook”.
“Klubi konfirmon nënshkrimin e marrëveshjes për transferim të Qlirim Avdulit nga FC Ulpiana”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Malishevës.
23-vjeçari Avduli që luan në pozitën e mbrojtësit u paraqit në 28 ndeshje me Ulpianën në edicionin që shkoi dhe pati dy asistime.