Ka përfunduar 1:1 pjesa e parë ndërmjet Malishevës dhe Feronikelit ’74. Kjo ndeshje po zhvillohet në Suharekë dhe i takon xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva kaloi e para në epërsi me anë të Ilir Mustafës. Mustafa shënoi në minutën e 43-të pas asistimit të Drilon Hazrollajt.
Megjithatë, gëzimi i Malishevës nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi Feronikeli ’74 barazoi rezultatin me golin e Berishës.
Malishevës, po ashtu, iu anulua edhe një gol në minutën e 29-të pasi Altin Aliu ishte në pozitë jashtë loje.