Sport

Maliqi i bashkohet Llapit

Sulmuesi i krahut, Adem Maliqi është përforcimi më i ri i Llapit. Maliqi është zyrtarizuar të mërkurën te Llapi, ekip me të cilin ka firmosur kontratë njëvjeçare.

“Adem Maliqi është përforcimi i radhës që i bashkohet Llapit për stinorin e ri dhe do të jetë forcë shtesë për skuadrën për ndeshjet evropiane”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Sulmuesi 23-vjeçar, edicionin e fundit ishte pjesë e Feronikelit dhe realizoi katër gola. Ai ka luajtur edhe te Flamurtari, Ferizaj e 2 Korriku.