Elison Makolli ka debutuar te skuadra seniore e gjigantit suedez, Malmo, në elitën e futbollit të Suedisë.
Malmo fitoi me rezultatin 3:0 në shtëpi ndaj Siriusit në kuadër të xhiros së 13-të.
Makolli të shtunën u inkuadrua në minutën e 88-të.
Makolli është 18-vjeçar dhe luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe qendërmbrojtës.
Ai është zhvilluar te të rinjtë e Malmos, ndërsa ka paraqitje për U17 dhe U18 të Suedisë.
Në fitoren e Malmos nga minuta e 74-t luajti edhe Patriot Sejdiu.
Edi Sylisufaj te Siriusi luajti nga minuta e 85-të.
Även debut för 18-årige Elison Makolli pic.twitter.com/9jZ2lkSOCs
— discovery+ sport ?? (@dplus_sportSE) July 1, 2023