Sky Sports raporton se Riyad Mahrez nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme te Leicesteri, e dyta me radhë.
Raportohet se mos transferimi i tij te Manchester City në ditën e fundit të afatit kalimtar ka bërë që algjeriani të bie në “depresion”, transmeton Koha.net.
“Burime i kanë treguar reporterit tonë Rob Dorsett që Mahrezi është në depresion pas dështimit për t’u transferuar te City, dhe momentalisht nuk është emocionalisht i gatshëm për të luajtur futboll”, thuhet në raportimin e Sky Sports.
Ai mungoi edhe në humbjen prej 2 me 1 nga Evertoni.
City ofroi 74 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar, por kjo ofertë u refuzua nga “Foxes” që kërkuan 108 milionë euro.
I’m told Riyad Mahrez failed to report for #lcfc training this morning. He has now missed two training sessions and a game, so is technically in breach of contract and on strike. Sources say he is depressed after failing to get his move to #mcfc.
— Rob Dorsett (@RobDorsettSky) February 1, 2018