Pas tre fitoreve rresht në Ligue 1 të Francës, Lyoni ka pësuar disfatë të thellë të dielën.
Lyoni humbi nga Le Havreni me rezultatin 3:1, në kuadër të javës së 18-të të Ligue 1 të Francës. Alexandre Lacazette shënoi golin e vetëm për gjigantin francez.
Ai realizoi në minutën e 54-t. Lyoni e mbylli takimin me dy lojtar më pak në fushë. Fillimisht në minutën e 30-të me të kuq u përjashtua Jake O'Brien, ndërsa në minutën e 90-të Duje Caleta-Car.
Lyoni zë vendi ne 16-të me 15 pikë, kurse Le Havre në vendi ne 11-të me 22 pikë.