Trajneri Tahir Lushtaku fitoi të mërkurën me skuadrën e Drenicës ndaj Ulpianës me rezultatin 3:1, dhe ka mbetur shumë i kënaqur me këtë triumf, marrë parasysh pozitën e vështirë në të cilën janë “kuqezinjtë” aktualisht.
“Kemi parashikuar ndeshje të vështirë për shkak të situatës në të cilën jemi në tabelë. Nuk kemi pasur komoditet të luajmë në mënyrë të qetë. Me rëndësi, pikët i fituam dhe arritëm ta menaxhojmë ndeshjen deri në fund. Kam besimin e plotë nga të gjithë. Sikur të kishin ecur gjërat si duhet, nuk do ta diskutonim këtë situatë. Klubet kanë probleme financuare dhe vjen në situatë në të cilën jemi edhe ne. Ne nuk do të duhej as ta mendonim pozitën ku jemi, por jam optimist”, ka deklaruar Lushtaku.