Sport

Lushtaku: Humbëm përqendrimin si në disa ndeshje tjera

Trajneri Tahir Lushtaku assesi nuk është pajtuar me humbjen të cilën Drenica e pësoi në Gjilan kundër Dritës.

Drenica u mposht me rezultatin minimal 1:0, krejt në fundin e ndeshjes.

“Realisht na u përsërit e njëjta situatë si me Ulpianën dhe me Prishtinën. Bie përqendrimi, nuk është qetësia e duhur në momentet e fundit të ndeshjes. Në futboll duhet të mundohesh shumë për të marrë rezultat të mirë. Të kesh vëmendjen në çdo situatë. Kur e neglizhon, pëson gol si në fillim, si në fund, dhe i humb tri pikë. Ka mundur të evitohet momenti i pranimit të golit si nga portieri, si nga lojtarët. Megjithatë, lojtarët i përgëzoj për angazhimin dhe mundin në këtë ndeshje. Na mbetet të shohim në vazhdim si do të rrjedhin gjërat. Kriza financiare është e madhe por rezultatet e futbollistëve më dhimbsen sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme që nga dita e parë kur e kemi marrë klubin. Të vijmë në një gjendje për 2-3 javë e ta hudhim poshtë gjithë atë mund, djersë e sakrificë të djemve, me të vërtetë nuk ka koment për këtë”, tha Lushtaku.