Përzgjedhësi i Rumanisë në futboll, Mircea Lucescu, beson se Juventusi duhet ta konsiderojë blerjen e qendërmbrojtësit rumun, Radu Dragushin, nga skuadra e Tottenhamit.
Dragushin nuk është duke luajtur shumë te skuadra e Londrës veriore, ndërsa trajneri me përvojë beson se do të ishte zëvendësuesi ideal për të lënduarin Gleison Bremer.
“Zonja e vjetër” ka pësuar tetë gola në pesë ndeshje pa brazilianin, përshirë katër nga Interi në ndeshjen e fundit.
Dragushin në të kaluarën karrierë në Itali ka bërë edhe për Genoan.