Loriana Kuka është një fitore larg medaljes së bronztë në garën Grand Prix të xhudos që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.
Në repesazh të kategorisë deri 70 kg, Loriana e mposhti xhudisten e Uzbekistanit, Shokhista Nazarova. Ndaj saj fitoi me mbërthim.
Për medalje të bronztë, Loriana do të përballet me britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown.
Ndërkohë Akil Gjakova u rendit i shtati në kategorinë deri 73 kg.
Në luftën e parë të repesazhit pësoi nga francezi i papërshtatshëm, Benjamin Axus.