Sport

Loriana Kuka e argjendtë në Tarragona

Xhudistët e Kosovës kanë rrëmbyer medaljen e katërt në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.

Sot Loriana Kuka ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në Tarragona të Spanjës, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, transmeton Koha.net.

Në finale ajo u mposht nga italiania Giorgia Stangherlin, në kategorinë 78 kilogramë.

Kuka iu bashkohet medalistëve Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, që rrëmbyen medalje të arta.