Njëra prej hendbollisteve më të mira të Kosovës, Marigona Hajdari, do të vazhdojë të luaj në njërën prej ligave më të mira në botë, Superligën e Danimarkës.
Hajdari ka vazhduar kontratën me skuadrën e kreut të tabelës, Silkeborg-Voel, njofton të mërkurën Federata e Hendbollit e Kosovës.
Hajdari, që luan në pozitën e qendrës dhe që shquhet për organizimin e lojës dhe asistimet mjeshtërore, Silkeborgut iu bashkua vitin e kaluar.
Drejtori i Silkeborgut, Jakob Andreasen, është shprehur i entuziazmuar që Marigona Hajdari ka vazhduar kontratën.
Vetë hendbollistja pret të jetë edhe më e suksesshme në kampionatin e ri.
“Më duhet siguri dhe raport i mirë, kështu që më është dashur pak kohë që të përfshihem në ekip. Mendoj se isha në gjendje të kontribuojë dhe besoj se mund të ofrojë edhe më shumë. Kam pasur edicion fantastik me ekipin nacional të Kosovës dhe këtu te Silkeborg-Voel. Ekipi është shumë i ri, por jam e bindur se mund të shkojmë larg së bashku. Kështu që jam shumë e lumtur që kam vazhduar”, ka thënë Marigona Hajdari.
Në elitën daneze luan edhe motra e Marigonës, Arlinda Hajdari, si dhe Leonora Demaj.