Më shumë se 30 atletë në Lojërat Olimpike janë future në izolim pasi kanë rezultuar pozitiv në tesTim për koronavirus, kanë bërë të ditur organizatorët të martën.
Mesatarja e qëndrimit në izolim është shtatë ditë.
"Ne do të lejojmë sa më shumë njerëz të dalin nga izolimi sa të mundemi, por vetëm aq sa mund të bëjmë në mënyrë të sigurt”, ka thënë Brian McCloskey, kryetar i panelit mjekësor të ekspertëve për Lojërat e Pekinit.
Ai tha se 50 atletë janë liruar dhe shumica dërrmuese e sportistëve të izoluar janë mirë dhe nuk kërkojnë trajtim mjekësor.
Zbulimi se 32 atletë ndodhen në ambiente izolimi erdhi pas ankesave nga atletët dhe ekipet për ushqime të pangrënshme, dhoma të pista dhe mungesë të pajisjeve stërvitore dhe akses në internet.
Organizatorët kanë pranuar se izolimi është tashmë një situatë e vështirë për atletët - të cilët përballen me mundësinë e mungesës së garave pas viteve të trajnimit, dhe thanë se po punonin për të adresuar shpejt çdo problem.
Për të parandaluar përhapjen e COVID-19, organizatorët e Pekinit po kërkojnë nga të gjithë në të ashtuquajturën flluskë olimpike që të bëjnë teste laboratorike të përditshme PCR. Ata që janë konfirmuar pozitivë dërgohen në izolim. Njerëzit që vazhdojnë testimin pozitiv mund të kërkojnë gjithashtu një rishikim nga një panel mjekësor.