Sport

Llapi rikthen Shabanin

Mesfushori defensiv, Alban Shabani është kthyer te skuadra e Llapit. Llapi të premten ka njoftuar se Shabani ka firmosur kontratë deri në vitin 2024.

Në dy sezonet e fundit, Shabani ka luajtur te Skënderbeu, Feronikeli e Drenica.

“KF Llapi ka arritur të rikthej në shtëpi mesfushorin defanziv, Alban Shabani, i cili gjatë dy edicioneve paraprake luajti për Skënderbeun, Feronikelin e Drenicën. Mesfushori me potencial, Shabani rikthehet përsëri në fole, në klubin ku morri hapat e parë të karrierës dhe ku u formua si futbollist. Trajneri, Tahir Batatina i dëshiroi mirëseardhje në mesin tonë, duke i dëshiruar shumë suksese me klubin e tij të zemrës!”, thuhet në njoftimin e Llapit.