Sport

Llapi prezanton Qorrin

Ardi Qorri është prezantuar të shtunën te skuadra e Llapit. Te llapjanët 21-vjeçari transferohet nga Feronikeli, ku edhe ishte për 12 vjet.

Me Llapin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

"Ardi në edicionin e fundit u paraqit në 34 ndeshje për Feronikelin duke arritur të realizoj 6 gola e 1 asistim dhe e veçanta e golave të tij ishin golat e bukur nga largësia apo nga goditjet e dënimit", shkruan në njoftimin e Llapit.