Sulmuesi i krahut, Trimror Selimi, është futbollisti më i ri i Llapit.
Selimi është prezantuar të hënën te klubi nga Podujeva. Në fakt, 21-vjeçari është rikthyer te Llapi pas katër vjetësh.
“Sulmuesi i krahut, 21-vjeçari Trimror Selimi rikthehet tek Llapi pas disa viteve të kaluara në Prishtinë e në Ulpiana. KF Llapi dhe sulmuesi këmbëshpejt, Trimror Selimi kanë arritur akord për të nënshkruar kontratë trevjeçare. Anësori rikthehet tek Llapi pas 4 viteve, ku për dy vite ishte pjesë e Prishtinës e dy vitet e fundit pjesë e Ulpianës. Selimi në edicionin e fundit zhvilloi 27 paraqitje me Ulpianën, ku arriti të realizojë 4 gola” shkruan në njoftimin e Llapit në “Facebook”.
Selimi i është bashkuar skuadrës në përgatitje për sezonin e ri.