Qlirim Avdulli është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit. Në njoftimin e klubit llapjan thuhet se Avdulli 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës së Arbërisë, që nuk siguroi mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.
Ai luan mbrojtës i krahut, ndërsa për Arbërinë e Lipjanit luajti 35 ndeshje. Më herët karrierë ka bërë edhe te Hajvalia dhe Ulpiana.