Llapi ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Kosovës duke shënuar fitoren e tretë rresht, për të shijuar ngjitje në tabelë. Skuadra e Tahir Batatinës fitoi të dielën 3:2 ndaj Feronikelit.
Bujar Idrizi, Sava Gardasevic dhe Arbnor Ramadani realizuan golat për Llapin, ndërsa për skuadrën nga Drenasi shënoi dy herë Marko Simonovski.
Fitorja e çon Llapin në pozitën e gjashtë me 20 pikë të tubuara nga 18 ndeshje. Feronikeli me po aq ndeshje është i pesti me 23 pikë. Deri para katër javësh, Llapi ishte në dy pozitat e fundit në tabelë.