Falë një autogoli, skuadra e Llapit ka marrë pikët e plota në Malishevë.
Llapi të shtunën fitoi në udhëtim te Malisheva 1:0 në kuadër të xhiros së 13-të në Superligë.
Autogoli u shënua nga Ardian Hoti në minutën e 84-rt.
Me këtë fitore, Llapi ngjitet në vendin e pestë me 18 pikë pas 13 ndeshjeve. Malisheva pozicionohet në vendin e tetë me 12 pikë.
Në xhiron e 14-të, Llapi e pret Ballkanin, kurse Malisheva udhëton te Feronikeli.