Sport

Llapi në avantazh ndaj Prishtinës

Llapi ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës së Prishtinës në xhiron e 18-të, të fundit të stinorit vjeshtor.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Llapi është vendës dhe po avancon ndaj Prishtinës me rezultatin 1:0.

Llapjanët në minutën e 24-t kaluan në epërsi ndaj kryeqytetasve pas autogolit që e shënoi Benet Ismaili me kokë.

Arbnor Ramadani harkoi në zonë nga goditja e dënimit, ndërsa në portën e vet shënoi autogol Ismaili, e që portieri Betim Halimi e pati të pamundur ta ndalë atë top.

Takimi tjetër ndërmjet Dritës dhe Ulpianës aktualisht është pa gola.