Sulmuesi Nderim Hasani është prezantuar të enjten te skuadra e Llapit si përforcimi i radhës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra nga Podujeva ka bërë të ditur se Hasani ka firmosur kontratë për dy vjet e gjysmë me Llapin.
Në fakt, 21-vjeçari rikthehet te Llapi, ekip në të cilin u zhvillua si futbollist.
Ai në gjashtë muajt e parë të këtij sezoni ka luajtur për Feronikelin në Ligën e Parë, ndërsa për gjashtë muaj të sezonit të kaluar ishte edhe pjesë e Lirisë së Prizrenit.