Sport

Llapi kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Llapi është skuadra e fundit që e ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Të hënën, Llapi e ka mposhtur Ferizajn si mysafir me rezultatin 2:0.

Golat për Llapin i kanë shënuar Alban Shillova në minutën e 31-të nga penalltia dhe Kastriot Selmani në minutën e 40-të.

Llapi i bashkohet në çerekfinale Prishtinës, Dritës, Gjilanit, Ballkanit, Ulpianës, Onixit dhe Ramiz Sadikut.