Skuadra e Llapit është në avantazh prej katër golave ndaj Feronikelit pas pjesës së parë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 21 të Superligës së Kosovës në futboll dhe po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Serinë e golave për Llapin në këtë takim, e hapi braziliani Alef Firmino që realizoi në minutën e gjashtë.
Golat tjerë për ekipin e trajnerit Tahir Batatina, i shënuan Adem Maliqi (10’), Amar Latif (34’) dhe Bianor Neto (42’).