Liverpooli ka shënuar fitoren e dytë rresht në Premier League.
Pas triumfit në ndeshjen dramatike ndaj Fulhamit, Liverpooli të mërkurën mbrëma fitoi në udhëtim te Sheffield Unitedi me rezultatin 2:0.
Virgil van Dijk shënoi për 1:0 në minutën e 37-të, ndërsa Dominik Szoboszlai në minutën e katërt të kohës shtesë, e realizoi golin e dytë.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 15-të të Premier Leagues angleze.
Me këtë fitore, Liverpooli mban hapin për titull me Arsenalin. Është në vendin e dytë me 34 pikë, dy më pak se “revolveristët”.
Ndërkohë në ndeshjet tjera, Fulhami mposhti thellë Nottingham Forestin 5:0, Bournemouthi fitoi 2:0 në udhëtim te Crystal Palace, teksa Brightoni fitoi në shtëpi kundër Brentfordit.