Liverpooli ka fituar 3:2 ndaj Nottinghamit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të të Premier Leagues angleze.
Të pesë golat u realizuan në pjesën e dytë.
Gjithçka nisi me Diogo Jotan në minutën e 47-të, para se Neco Williams të barazonte gjithçka katër minuta më pas. E sërish në skenë doli Diogo Jota që riktheu epërsinë te Liverpooli në minutën e 55-të.
Në minutën e 67-të Morgan Gibbs-White barazoi rezultatin, ndërsa tre minuta më pas Mohamed Salah ia siguroi fitoren “Të Kuqve”.
Në tabelë, Liverpooli ka 50 pikë në pozitën e shtatë dhe është gjashtë pikë prapa Newcastlet që zë vendin e katërt apo të fundit që çon në Ligën e Kampionëve.
Nottinghami është i parafundit me 27 pikë.