Sport

Lista e Belgjikës, Tedesco nuk e fton Witselin

Përzgjedhësi i Belgjikës, Domenico Tedesco, nuk e ka ftuar veteranin e mesfushës, Axel Witselin.

Witsel mungoi në listën e përzgjedhësit Tedesco, e cila u publikua të premten.

Belgjika më 24 mars do të zhvillojë ndeshje kualifikuese për Evropianin 2024 kundër Suedisë në udhëtim, ndërsa me Gjermaninë si mysafir po ashtu, luan në miqësore.

Witsel 34-vjeçar, pjesë e Atletico Madridit, ka luajtur në 130 ndeshje në karrierën e tij 15-vjeçare me Belgjikën, ndërsa ka shënuar 12 gola.

Tedesco në muajin e kaluar e zëvendësoi Roberto Martinezin në postin e selektorit.

Martinez udhëhoqi Belgjikën drejt vendit të tretë në Botërorin 2018, dhe ishte në krye të skuadrës për gjashtë vjet.

Ai u largua nga përfaqësuesja pasi Belgjika nuk arriti ta kalojë fazën grupore të Botërorit 2022 në Katar.

Belgjika ishte në vendin e parë në ranglistën botërore të FIFA-s për katër vjet, kur në krye të skuadrës ishte Martinez.

Megjithatë, nuk ka asnjë trofe madhor.

Shumë prej “Gjeneratës së Artë” të Belgjikës, përfshirë Eden Hazard, Toby Alderëeireld dhe Simon Mignolet, janë pensionuar nga përfaqësuesja pas turneut në Katar.

Lojtarët e tjerë si Michy Batshuayi, Dries Mertens, Youri Tielemans dhe Thorgan Hazard, janë të lënduar dhe nuk janë ftuar.

Tedesco ftoi Romeo Lavian, mesfushorin 19-vjeçar, që është titullar te Southamptoni në Premier League.

Lista e Belgjikës:

Portierë: Koen Casteels (Wolfsburg), Thibaut Courtois (Real Madrid), Thomas Kaminski (Blackburn), Matz Sels (Strasbourg)

Mbrojtës: Sebastiaan Bornauw (Wolfsburg), Timothy Castagne (Leicester), Zeno Debast (Anderlecht), Wout Faes (Leicester), Thomas Meunier (Borussia Dortmund), Alexis Saelemaekers (AC Milan), Arthur Theate (Rennes), Jan Vertonghen (Anderlecht)

Mesfushorë: Kevin De Bruyne (Manchester City), Romeo Lavia (Southampton), Orel Mangala (Nottingham Forest), Amadou Onana (Everton), Dennis Praet (Leicester)

Sulmues: Yannick Carrasco (Atletico Madrid), Charles De Ketelaere (AC Milan), Jeremy Doku (Rennes), Romelu Lukaku (Inter Milan), Dodi Lukebakio (Hertha Berlin), Lois Openda (Lens), Leandro Trossard (Arsenal)