Lirim Kastrati do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës të enjten.
Lajmin e ka bërë të ditur Kastratin për KOHËN.
Ai ka konfirmuar se rezultatet që ka marr sonte, kanë qenë të mira dhe i është dhënë leja nga klubi që të udhëtojë drejt Kosovës.
“Unë do të udhëtojë drejt Kosovës të enjten. Pas kontrolleve që kam pasur këtu në Varshavë, rezultatet ishin të mira. Do të kem edhe një kontroll në Kosovë, por e rëndësishme është që do të jem me ekipin dhe besoj që do të luajë në të dyja ndeshjet e këtij muaji. Të enjten do të bashkohem me Kosovën në stërvitje. E njoftova edhe stafin dhe përzgjedhësin Challandes”, u shpreh Kastrati.
Ishte pikërisht përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i cili kishte insistuar shumë që Kastrati të jetë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet e tetorit, ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë.
Lirim Kastrati veshë fanellën e Legia Varshavës. Deri me tani ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në gjashtë ndeshje sa është paraqitur.
Në ndeshjet e fundit ka qenë i rregullt te përfaqësuesja e Kosovës.