Sport

Lingardi stërvitet në Inter Miami

Jesse Lingard ishte bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon te Manchester Unitedi, ndërsa tani po stërvitet te klubi Inter Miami, ku u transferua Lionel Messi.

Anglezi Lingard u bë futbollist i lirë pasi u lirua në fund të edicionit nga Nottingham Foresti, ku nuk pati periudhë të mirë.

30-vjeçari ka plane që të luajë në ligën MLS në Shtetet e Bashakuara të Amerikës.

Për të ishte raportuar se mund të transferohej te D.C. United, ku ish-bashkëlojtari tjetër tek Unitedi, Wayne Rooney, është trajner.

Lingard në Premier League ka zhvilluar 182 ndeshje, ndërsa ka shënuar 29 gola dhe ka dhuruar 17 asistime.

Në edicionin e fundit pati dy gola e dy asistime në Kupën EFL, në tri ndeshje të luajtura. 17 ballafaqime i pati në Premier League.