Jesse Lingard është në bisedime për transferimin e tij tek Al-Ettifaqi në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Lingard është futbollist i lirë momentalisht, pasi u largua nga Nottingham Foresti në fund të edicionit të kaluar.
Ai stërviti me West Ham Unitedin në verë.
Megjithatë, skuadra angleze nuk vendosi ta mbajë atë në skuadër.
Ka pasur interesim për Lingardin, 30-vjeçarin i cili ka 32 paraqitje me Anglinë dhe tani po konsiderohet si futbollist i ri i skuadrës që drejtohet nga Steven Gerrard.
Lingardi i është nënshtruar një programi stërvitor për katër javë te skuadra arabe.