Sport

Lingardi merr oferta nga Arabia Saudite

Anglezi Jesse Lingard që do të mbetet pa klub në fund të muajit qershor, ka marrë oferta nga klubet e elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

Lingard, që në edicionin e fundit luajti me Nottingham Forestin, zhvilloi 20 ndeshje në Premier League dhe në Kupën EFL, ndërsa pati dy gola e dy asistime.

“Është diçka që do ta kem parasysh. Nuk dua ta mohoj kalimin atje”, ka thënë 30-vjeçari, shkruan të mërkurën “Sky Sports”.

Kontrata e Lingardit nuk u vazhdua nga Nottingham Foresti për shkak të edicionit jo të mirë që e pati.

Për Përfaqësuesen e Anglisë luajti për herë të fundit në vitin 2021.

Në futbollin e Arabisë Saudite së fundmi janë transferuar lojtarë si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Ruben Neves e Kalidou Koulibaly.