Sulmuesi Jesse Lingard pritet të largohet nga Anglia për ta vazhduar karrierën në Turqi. Bëhet e ditur se Lingard pritet t’i bashkohet Fenerbahçes, ekip me të cilin është në negociata tashmë një kohë të gjatë.
Ai te Fenerbahçe do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Nottingham Forestin.
Mësohet se ekipi turk i ka ofruar 30-vjeçarit kontratë për dy vjet me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e tretë, ndërsa Lingard po ndihet i gatshëm për një lëvizje të tillë në karrierë.
Te Nottinghami nuk ka shprehur gatishmëri që t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës, pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.
Ai para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Nottinghamit nga Manchester Unitedi, ndërsa deri më tani ka 2 gola e po aq asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.