Sport

Lingard mes West Hamit e Wolvesit

Sulmuesi Jesse Lingard ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij, ndonëse pritet që këtë javë të firmosë me njërin prej dy klubeve që kanë shprehur interesim për të. West Ham Unitedi dhe Wolverhamptoni janë skuadrat në garë për transferimin e 30-vjeçarit, i cili është lojtar i lirë.

Lingardit në fund të edicionit të shkuar i skadoi kontrata me Nottinghamin dhe tashmë disa muaj është në kërkim të një ekipi të ri. Ai ka stërvitur kohët e fundit me West Hamin, por është joshur edhe nga oferta e Wolverhamptonit.

Të dy skuadrat i kanë ofruar atij kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Lingard ka luajtur edhe për Manchester Unitedin, ndërsa në Premier League në total ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 17 asistime në 182 paraqitje.