Sport

Lëshohen sirenat, evakuohen lojtarët izraelitë para nisjes për në Kosovë

Ekipi kombëtar i Izraelit është detyruar të kërkojë strehim para se të arrijë në aeroportin prej nga ku do të nisej për në Kosovë.

Ekipi është parë të dalë nga autobusi ku po udhëtonin pasi në Izrael janë lëshuar sirenat paralajmëruese të rrezikut për bomba.

Federata e Futbollit në Izrael ka publikuar videon dhe ka shkruar se “Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt Euro 2024”.

Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen këtë të diele në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Ka një muaj që Izraeli është përfshirë në luftë pas sulmit befasues të Hamasit më 7 tetor në Izrael. Ky i fundit në hakmarrje ka nisur sulme të vazhdueshme prej atëherë. Mijëra njerëz janë vrarë nga të dyja palët, ndërsa në Gaza është raportuar se 1/3 e të vrarëve palestinezë janë fëmijë.