Sport

Lëndohet Varane, mungon disa javë

Situata e lojtarëve te Manchester Unitedi është përkeqësuar edhe më shumë, pasi së fundmi është lënduar edhe mbrojtësi Rafael Varane. Francezi do të jetë jashtë fushës për disa javë shkaku i lëndimit që e pësoi në duelin e fundit.

Ai u lëndua në fitoren e Unitedit 3:2 ndaj Nottingham Forestit dhe u detyrua të zëvendësohet me të përfunduar pjesa e parë.

Në njoftimin e klubit të mërkurën, thuhet se Varane jo vetëm që do të mungoj në fundjavë kundër Arsenalit, por pritet të mos jetë i gatshëm për lojë deri në fund të muajit shtator.

Unitedi luan të dielën në udhëtim kundër Arsenalit dhe në këtë ndeshje do të ketë mungesa të mëdha.

Krahas Varaneit, do të mungojnë edhe Luke Shaw, Rasmus Hojlund e Mason Mount.