Sport

Lëndohet Arnold, mungon disa javë

Trent Alexandre Arnold ka pësuar lëndim dhe do të mungojë së paku dy javë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit dhe do të mungojë në ndeshjen e FA Cup ndaj Nottingahm Forestit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Jurgen Klopp.

“Arnold ka pësuar një lëndim që mund ta mbajë jashtë fushave për dy apo tri javë. Ta zëvendësosh atë është e pamundur por ne do të bëjmë një zgjedhje”, deklaroi Klopp.

23-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion ku në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë 17 asistime.