Sport

Leipzigu heq dorë nga transferimi i Zhegrovës

Ylli i Kosoves dhe Lilles, Edon Zhegrova

Leipzigu ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrova, raporton të mërkurën “Sky”. Skuadra gjermane ishte një prej klubeve që shprehu interesim gjatë janarit për sulmuesin e krahut. Por, Lille nuk e liroi në dimër, ndërsa synon ta shesë gjatë verës së këtij viti. Por klubi i Bundesligës tashmë ka hequr dorë për transferimin e Zhegrovës. Ditë më parë është raportuar se për transferimin e Zhegrovës, favorit vlerësohet Juventusi.

Reprezentuesi i Kosovës, Zhegrova, është prej lojtarëve të rëndësishëm te skuadra franceze. 25-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 41 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni.