Ëndrra e Gianluigi Buffonit për ta ngritur lartë trofeun e çmuar të Ligës së Kampionëve, përfundoi të mërkurën pasi skuadra e tij Juventus, u eliminua nga Real Madridi, madje portieri u ndëshkua me karton të kuq.
“Daily Mail” e ka bërë formacionin e 11-shes legjendare, me futbollistët e njohur botëror të cilët nuk arritën ta fitonin ligën më të fortë evropiane për klube, transmeton KTV.
Në mbrojtje radhiten Lilian Thuram, Fabio Cannavaro, Lothar Matthaus, e Giorgio Chiellini. Mesfusha radhitet me futbollistët Patrick Vieira, Michael Ballack e Pavel Nedved, ndërsa në sulm Hernan Crespo, Zlatan Ibrahimoviq, dhe braziliani Ronaldo. Në bankën rezervë, e kanë lënë Dennis Bergkamp, Cesc Fabregas, Francesco Totti, Phillip Cocu dhe bashkëvendësi i tij Ruud van Nistelrooy.
normalisht, në krye të këtij ekipi është Arsene Ëenger, i cili në krye të Arsenalit mori pjesë 19 sezone në Ligën e Kampionëve, por asnjëherë nuk e fitoi, edhe pse ishte në finalen e 2006-s, por që u mposht nga Barcelona 2:1.