Sport

Legia udhëheq 2:0 në ndeshjen ndaj Dritës

Kampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit, po pëson 2:0 pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Legias.

Ndeshja e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës po zhvillohet në Varshavë të Polonisë. Kampionia e Polonisë, Legia, ka dominuar në pjesën e parë dhe ka shënuar dy gola.

Pawel Wszolek shënoi për 1:0 në minutën e 24-t, kurse Tomas Pekhart realizoi në minutën e 43-të.