Leeds United është duke e vëzhguar mesfushorin e Manchester Unitedit, James Garner, raportoi “Daily Mail” të martën.
21-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë sezon në “Championsip” të Anglisë me fanellën e Nottingham Forestit.
Futbollisti anglez është i huazuar te skuadra e Kategorisë së Dytë të Anglisë, por ka ngjallur interes nga skuadrat elitare të Anglisë.
Ai ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 31 paraqitje. Me Unitedin, ka kontratë deri në maj të këtij viti.