Sport

Laura fiton luftën e parë

Laura Fazliu e ka fituar luftën e parë në Mastersin e xhudos në Budapest.

Në kategorinë deri 63 kg, Laura e mposhti pa telashe rumunen Florentina Ivanescu.

Ndaj saj realizoi hedhje të bukur e më pas e mbajti në mbërthim për fitore me Ippon. Sot garon edhe Akil Gjakova.