Sport

Laura Fazliut i ndahet çmimi “Majlinda Kelmendi”

Laura Fazliu

Laura Fazliu mëson shumë nga xhudistja legjendare, Majlinda Kelmendi.

Majlinda është në ekipin e trajnerëve të kryemjeshtrit Driton Kuka dhe rrjedhimisht është prej trajnerëve të Laurës.

Dhe tani Laura Fazliu është edhe fituese e çmimit të veçantë, “Majlinda Kelmendi”, të cilin KOHA e ndan për frymëzim në sport.

KOHA ka krijuar çmimin “Majlinda Kelmendi” për të nderuar kampionen olimpike dhe për të shpërblyer ata që me suksesin e tyre dhe me shembullin e tyre frymëzojnë të rinjtë që merren me sport.

Laura Fazliu ka pasur një vit shumë të suksesshëm. Fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror e më pas edhe medaljen e bronztë në lojërat olimpike “Parisi 2024”.

Ka pasur edhe suksese të tjera, ndërsa prej Laurës priten edhe shumë e shumë medalje në vitet e ardhshme.