Sport

Laura Fazliu humb luftën për të bronztën në Tarragona

Xhudistja Laura Fazliu ka pësuar humbje në garën për medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.

Në luftë për të bronztën, në kategorinë 63 kilogramë, ajo u mposht nga turkja Busra Katipoglu, transmeton Koha.net.

Katipoglu e fitoi këtë garë me Ippon.

Deri më tani xhudistët kosovarë kanë arritur të fitojnë tri medalje të arta në Tarragona, me Akil Gjakovën, Nora Gjakovën e Distria Krasniqin.