Pas Joao Cancelos, mediat e huaja kanë shkruar të mërkurën se nga Manchester City në verë mund të largohet edhe Aymeric Laporte. Laporte nën drejtimin e Pep Guardiolës sivjet është përdorur vetëm tri herë në 12-të ndeshjet e fundit të Premier Leagues.
Ai luajti kundër Wolverhamptonit, Aston Villas dhe Nottingham Forestit, por ka qëndruar në bankën rezervë gjashtë herë, ndërsa në tri raste nuk ishte fare në listë. “Mundo Deportivo” ndërkohë ka thënë se qendërmbrojtësi spanjoll për destinacion të ardhshëm mund ta ketë Barcelonën.
Trajneri Xavi Hernandez ka katër qendërmbrojtës, por e do në skuadër edhe një tjetër. Laporte, 28-vjeçar, u transferua te Manchester City nga Athletic Bilbao në vitin 2018 për 65 milionë euro, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2025.