Trajneri i Los Angeles Lakersit, JJ Redick, ka thënë se nuk e di se kur do të kthehet sërish në parket LeBron James, i cili të premten pas mesnate mungoi në ndeshjen e dytë rresht.
Jamesi, koshashënuesi më i mirë i ligës NBA dhe kampion i katërfishtë, mungoi në humbjen nga Minnesota Timberwolves 97:87, për shkak të lëndimit në këmbë.
Ai nuk ka ushtruar fare në këtë javë për “arsye personale”, ka thënë Redick, shkruan “BBC” të shtunën.
Ai nuk luajti as në fitoren ndaj Portland Trail Blazers më 9 dhjetor.
Timberwolvesi e regjistroi fitoren e pestë në gjashtë ndeshje, falë 23 pikëve të realizuara nga Anthony Edwards, dhe 21 të tjerave nga Julius Randle.
Anthony Davis e përfundoi takimin me 23 pikë e 11 kërcime për Lakersin, që të dielën e pret skuadrës Memphis Grizzlies.
Philadelphia 76ers u mposht 121:107 në shtëpi nga Indiana Pacers, ndërsa Joel Embiid pësoi lëndim të rëndë në fytyrë, pas duelit që e pati me Bennedict Mathurinin.