Sport

Kuqi: Malisheva është prej skuadrave më të rrezikshme

Shefki Kuqi

Trajneri i Feronikelit 74, Shefki Kuqi, ka thënë se Malisheva është prej skuadrave më të rrezikshme në elitën e futbollit kosovar, kur luan në kundërsulme.

Trajneri Kuqi tha se nuk e ka pritur që skuadra e tij të humbë, por “gjëra të tilla ndodhin në futboll”.

“Kemi pasur shanse për të fituar. E kishim përgatitur mirë ndeshjen duke u bazuar në lojën që e kemi pasur për Kupë. I kemi ditur rreziqet nga Malisheva. Kemi bërë lojë të mirë, djemtë treguan disiplinë, por penalltitë po na shkatërrojnë. Uroj të mbarojnë sa më shpejtë e të ngjallemi. Jemi përgatitur shumë mirë dhe i përgëzoj lojtarët për punën e bërë, përveç në 10-të minutat e fundit. Malisheva është skuadër që ka marrë vetëbesim dhe është vështirë të luash kundër skuadrave si Malisheva. Erdhëm me plan të mirë dhe ishim afër fitores. Nuk e pash se çfarë ndodhi te momenti i penalltisë. Edhe goli i dytë erdhi pas një situate të njëjtë si në Kupë. Malisheva është prej skuadrave më të rrezikshme në kundërsulme”, ka thënë Kuqi pas ndeshjes për “ArtMotion”.